Ballina Sport Paqe në Rrogozhinë, Egnatia dhe Laçi barazojnë 0-0! Superliga vijon sot në...

Paqe në Rrogozhinë, Egnatia dhe Laçi barazojnë 0-0! Superliga vijon sot në Durrës dhe Shkodër

42
0

Superliga shqiptare e futbollit nisi mesditën e së shtunës me javën e 23-të. Në Rrogozhinë, kryesuesit e Egnatias u ndalën 0-0 nga Laçi, me vendasit që gabuan edhe nga pika e bardhë. Po sot, në 17:00 luhen dy duelet e tjera. Dinamo pret Partizanin në Durrës, ndërsa Vllaznia dhe Teuta përplasen në “Loro Boriçi”.

Në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia dhe Laçi barazuan 0-0 në sfidën hapëse të javës së 23-të. Vendasit bënë një hap fals në shtëpi, me kurbinasit e Mirel Josës që i falen edhe portierit Mario Dajsinani. Gardiani i kurbinasve ndali ish-shokun e skuadrës, Spahiun nga pika e bardhë e 11-metërshit. Minuta e 64 ishte deçizive në këtë duel, me Dajsinanin që kapi goditjen e mesfushorit. Me 48 pikë, sërish Egnatia mban kren e renditjes, shkëputur nga ndjekësit.