Ballina Politika Rama me dy motrat sipërmarrëse nga Korça: Histori e pabesueshme ringritje dhe...

Rama me dy motrat sipërmarrëse nga Korça: Histori e pabesueshme ringritje dhe force! Vajzat: Jepnin me qira fustanet e tyre për të fituar para

73
0

Dy motrat korçare, Edi dhe Leli Xharkanji ndanë në “podcastin” e përjavshëm të kryeministrit Rama historinë e tyre frymëzuese se si përballuan sfida të mëdha në jetë por nuk u ndalën drejt suksesit.

“U zhvendosëm në Tiranë, me shumë pak mundësi ekonomike, prindërit shisnin fruta perime dhe më pas hapën një dyqan poshtë shtëpisë. E kishim shtëpinë në katin e dytë. Babai nuk ishte në shtëpi atë natë. Dëgjuam një zhurmë të madhe dhe shumë njerëz jashtë shtëpisë thoshin kanë vdekur. Gjyshi hapi derën dhe u dogj komplet dhe na kanë shpëtuar njerëzit kemi dalë nga ballkoni. Mori flakë shtëpia. Edhe dyqani u dogj”.- tha Edi Xharkanji.

Pasi i gjithë investimi i jetës u shkrumbua përpara syve të tyre, të shumtë ishin ata që i këshilluan të largoheshin nga Shqipëria.

Babai nuk donte mori borxhe në miq dhe e hapi prapë dyqanin atje. Nga ana mentale mami e përjetoi keq. Pas disa vitesh ndodh prapë e njëjta gjë, ishte e qëllimshme. Gjyshit iu shfaq një sëmundje dhe ndërroi jetë. U dogj shtëpia, dyqani, babai vendosi të mos ikë, e spostoi dyqanin në një vend tjetër. Sa ngriheshim pak kishte diçka që na tërhiqte pas”.- u shpreh Edi Xharkanji.

Fatkeqësitë e njëpasnjëshme në familje nuk i rrëzuan, të cilat ende pa mbaruar gjimnazin, mundën të hapnin biznesin e tyre të veshjeve. Gjithçka nisi duke lënë me qira fustanet e tyre.

“Ne kemi dhe një motër tjetër, dhe mami, 4 femra, kishim shumë fustane, hapëm një faqe online dhe menduam të reklamojmë fustanet dhe në fillim t’i linim me qira, ndamë një dhomë dhe aty prisnim klientët e parë. Pastaj menduam të hapim një ambient me qira”.- u shpreh Leli Xharkanji.

Sot dy motrat kanë disa dyqane në Tiranë si dhe një punishte me 20 punonjës për veshjet që tregtojnë.

Kjo histori tërhoqi vëmendjen e Kryeministri, i cili me batutë nuk e përjashtoi edhe mundësinë që një ditë të bashkëpunojë me to.

Edi: E shohim e shqyrtojmë

Rama: Në staf nuk vi dot se dua të jem i pavarur

Edi: Thashë se the dua rrogë të lartë

Sot pas 9 vitesh eksperiencë në këtë fushë ku 70% e klientëve janë shqiptarë, dëshira më e madhe e Edit dhe Lelit është të konsolidojnë brendin e tyre në nivel ndërkombëtar.