Ballina Sport Ten Hag, i pikëlluar nga dëmtimi i Martinezit

Ten Hag, i pikëlluar nga dëmtimi i Martinezit

83
0

Në kuadër të ndeshjes së kampionatit kundër Aston Villa, trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, foli për mungesat në një konferencë për shtyp: “Mungesa e Lisandro Martinez është problem i madh, ai sapo ishte kthyer.

Kontributi i tij për ekipin mund të shihet kur luan, sepse sjell jo vetëm aftësitë teknike, por edhe mentalitetin fitues. Është shumë i zhgënjyer, por një luftëtar dhe do të kthehet më i fortë.

Ne mendojmë se ai do të kthehet deri në fund të sezonit, gjithsesi.

Kemi ndeshje për t’i luajtur, kështu që si skuadër duhet ta zëvendësojmë atë. Ne kemi lojtarë të mëdhenj në atë pozicion, që do të luajnë dhe do të performojnë mirë. Si skuadër duhet të përballemi me këtë mungesë të madhe, kemi opsione se si ta trajtojmë atë pozicion.

Kemi qendërmbrojtës të mirë në ekipin tonë, të tjerat janë gjithashtu në dispozicion.

Shaw mund të luajë gjithashtu atje. Kam shumë besim se të tjerët mund ta plotësojnë atë pozicion dhe të kontribuojnë duke luajtur në një nivel të lartë.

Wan-Bissaka po stërvitej, por më pas u kthye në “infermieri”.

Pra, nuk e di, për momentin, cila është diagnoza. Le të shpresojmë se nuk është aq keq. Edhe Mason është gati të kthehet në ekip”.