Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin në Kurbin ndaj Ardjan Gjeloshit, pronar i një firme inertesh, i cili mbeti i plagosur ndërsa nga plumbat humbi jetën ekonomisti i firmës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ekonomisti 70-vjeçar ka ndërhyrë për të mbrojtur pronarin e tij Ardjan Gjeloshi, dhe për pasojë është qëlluar dhe ka ndërruar jetë.
Agresori qëlloi me breshëri në zyrën ku ishin Ardjan Gjeloshi e Selman Mihana.
Gjeloshi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë dy plumba, një plagë në ije pranë legenit dhe një plagë në bërrylin e majte ku plumbat kanë hyrë dhe kanë dalë nga trupi.