Avokati Stefan Topalli, në një intervistë për Euronews Albania, ka komentuar punën e strukturave anti-korrupsion.
Ai foli dhe për aplikacionet Sky dhe Encro-Chat ku tha se Franca e Belgjika kanë në dorë mijëra transkriptime që i janë përcjellë SPAK.
Sipas tij ka hamendime që mes këtyre bisedave mund të ketë të përfshirë persona të politikës por dhe më gjerë.
“Jam në dijeni se Franca dhe Blegjika ka në dorë, mijëra ose miliona transkiptime që i janë përcjellë SPAK. Hamendimi është se nga këto chate, mund të ketë persona të politikës, të policisë dhe më gjerë”-tha ai.