Trajneri Skerdi Bejzade, debutoi me barazim ndaj Tiranës në stolin e Erzenit.
Pas ndeshjes, Bejzade foli për mediat, ku tha se barazimi ishte rezultat i drejtë, ndërsa shtoi se lojtarët ishin të mërzitur, sikur ta kishin humbur ndeshjen.
“Barazimi ndaj Tiranës quhet rezultat pozitiv. Çunat ishin të mërzitur, sikur kishin humbur ndeshjen. Barazimi ishte rezultat i drejtë, sepse edhe Tirana na vendosi në vështirësi. Besoj te arritja e objektivave, sepse Erzeni ka treguar lojëra të mira, ndonëse kanë munguar rezultatet.
Me kundërsulme rrezikuam disa herë Tiranës, me këtë lojë, morëm atë që donim të mos humbisnim. Me Skënderbeun do të jetë ndryshe.
Tirana filloi të luante me 4 sulmues. Na vunë në vështirësi. Hoxhallari dha 10 krosime, ishin raste goli. Duhet të vepronim më shpejt, që të bllokonim Hoxhallarin. Kishim fatin, që vetëm nga një krosim e pësuam, sepse mund të pësonim më shumë.”, tha Bejzade.