Ballina Kronika Humbi kontrollin, makina përplaset me shtyllën elektrike

Humbi kontrollin, makina përplaset me shtyllën elektrike

79
0

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht. Një automjet tip “Mercedes” ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga duke goditur dhe dëmtuar një shtyllë të tensionit të lartë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

OSHEE në Pogradec ka ndërprerë energjinë elektrike në disa lagje për shkak të dëmtimit të shtyllës mbajtëse të rrjetit.