Ballina Politika Kadilli: Rama di të luajë me imazhin, PD po gërryen gropën ku...

Kadilli: Rama di të luajë me imazhin, PD po gërryen gropën ku ka rënë

99
0

Ish-kandidati për kryetar partie i PD, Fatbardh Kadilli deklaroi se kryeministri Edi Rama ka ditur të luajë mirë me imazhin, është pjesë e propagandës gjë që me PD sipas tij nuk ka ndodhur.

Ai tha se opozita sot ka konsumuar shumë energji këto kohë dhe ende nuk po e kupton masa demokrate dhe elita se po vazhdon të gërryejë gropën ku ka rënë.

”Në kohën moderne ishin nazistët që etatizuan politikën, krijuan një model të një relacioni të ri midis njeriut që përfaqëson shtetin dhe suksesin. Rama ka ditur të luajë mirë me imazhin, ka ditur mirë ta ndërtojë është pjesë e propagandës.

Thelbi dhe propaganda nuk janë shumë të shkëputura, një lider politik apo forcë politike mund ta përdorë teknologjinë e imazhit por kur ka çfarë komunikon dhe ajo që komunikon është diçka e re dhe autentike sepse s’ka gjë më të dobët në politikë se përsëritja.

Dhe ajo që i ka ndodhur PD ka pasur refuzim shumë të fortë ndaj estetikës, nga ‘92 e mbrapa u kthyen në njerëzit më pak simpatikë. Më kujtohet se fushata e viti 2000 ka qenë hopi i parë për të bërë këtë ndryshim.

Në ‘97 Berisha arriti të vinte dhe njëherë në krye të partisë duke pasur dy mite të rëndësishme, mitin e ndershmërisë pasi ja faturoi korrupsionin qeverisë së zotit Meksi dhe ministrave dhe pse vendimmarrja shumë herë ka qenë e tija dhe miti punëtorit, dhe sot këto mite nuk ekzistojnë më, kanë vdekur.

Opozita sot ka konsumuar shumë energji këto kohë dhe ende nuk po e kupton masa e demokrate dhe elita se po vazhdon të gërryejë gropën ku ka rënë. Shpresa vdes e fundit por nuk shoh asnjë moment reflektues as te njerëzit që i kam vlerësuar. Unë vetë nuk kam hequr dorë, nuk heq dorë nga projektimi me këmbëngulje”, tha Kadilli në MCN TV.