Ballina Sport Kukësi “ngrin” në Korçë, zhgënjen Tirana, Bejzade debuton me barazim te Erzeni

Kukësi “ngrin” në Korçë, zhgënjen Tirana, Bejzade debuton me barazim te Erzeni

76
0

Tirana dhe Erzeni nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1, në ndeshjen e Superligës, të mbajtur në “Air Albania”. Agim Zeka dërgoi skuadrën nga Shijaku në avantazh në minutën e 74-të, me një gol fantastik. Barazimi do vinte vetëm pak minuta më pas, me anë të Kristal Abazaj. Kështu, trajneri i Erzenit, Skerdi Bejzade debuton në pankinë me një barazim. Skuadra renditet në vendin e tetë me 23 pikë. Tirana e vendit të katërt ka 34 pikë.

Skënderbeu ka triumfuar 1-0 ndaj Kukësit, falë një goli të Rashicës në minutën e gjashtë. Korccarët renditen në vendin e shtatë me 28 pikë, ndërsa verilindorët mbyllin klasifikimin me 19 pikë.