Gazetari Flogert Muça, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar mbledhjen e Asamblesë së PS-së që u zhvilluar për 5 orë.
Ai theksoi se mbledhja ishte teknike, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë Edi Rama iu ka bërë ultimatum socialistëve për organizimin e organizatave të PS dhe për këtë gjë ju ka lënë afat deri më datë 15 mars.
“Mbledhja ishte teknike. Rama nuk ka pranuar të jetë vetëm drejtuesi i qarkut, por kanë qenë dhe tre anëtarë asambleje që kanë raportuar për çdo qark. Rama bën për sondazhe për çdo çështje. Rama shkon te problemi para se të shkojë opozita. Sot ju ka marrë gjak në vetull të tijve për organizimin e organizatave të PS, dhe ju ka lënë afat deri në 15 mars që të bëhet konfigurimi i çdo organizate. Do bëhet votimi një anëtar një votë për delegatët e kongresit. Ai ka marrë një pasqyrë se ku është organizimi i PS në të gjithë Republikën e Shqipërisë”-tha ai.