Ballina Kosovë Pagesa për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, avokatët kritikojnë institucionet e Kosovës...

Pagesa për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, avokatët kritikojnë institucionet e Kosovës se nuk po bëjnë mjaftueshëm

63
0

Avokatët kosovarë kanë kritikuar mungesën e vizitave nga krerët e institucioneve në Hagë që sipas tyre dëshmon distancim nga çlirimtarët e vendit. Ata propozojnë që të krijohet një departament me një grup juristësh njohës të krimeve të luftës për të përzgjedhur avokatët më të mirë në gjykatat ndërkombëtare.

Ndërsa avokati Arbër Jashari, ka thënë se nuk mjaftojnë deklarimet e dhëna nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për pagesat e avokatëve  pasi duhet që të lihen mënjanë inatet politike.

Disa ditë më parë avokatët e ish-Presidentit Thaçi paralajmëruan tërheqjen nga mbrojtja në Hagë pasi kërkuan shpërblim më të madh nga autoritetet kosovare. Në reagimin e saj Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se që nga viti 2020 atyre ju është paguar një shumë mbi 3.5 milionë Euro.

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka nisur në Prill të vitit 2023. Ata ishin arrestuar më 2020 dhe që atëherë gjenden në paraburgim në Hagë. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.