Ballina Rajoni Plani për vrasjen e Kurtit, reagon Gjuriç

Plani për vrasjen e Kurtit, reagon Gjuriç

90
0

Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriç ka reaguar pas raportimeve rreth një plani të mundshëm për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas “N1”, ai ka pretenduar që këto janë “fantashkencë”.

“A ka mënyrë më të mirë për ta kthyer historinë, se sa të paraqesësh personin që persekuton, arreston dhe pastron një grup etnik si viktimë, dhe sigurisht të akuzosh Serbinë. Pse nuk i përmendet alienët në atë komplot” – citohet të ketë thënë ai.

Ndërkaq, mbi raportimet për një tentim atentat ndaj tij, tashmë është deklaruar edhe vetë kryeministri Kurti:

“Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët në Beogradin zyrtar. Por unë sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veç se kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me Partitë Socialdemokrate.”