Ballina Kronika Po udhëtonte me fëmijët binjakë, nëna humbet kontrollin e mjetit dhe del...

Po udhëtonte me fëmijët binjakë, nëna humbet kontrollin e mjetit dhe del nga rruga

120
0

Një aksident është shënuar pasditen e së dielës në dalje të Belshit. Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë, ku më pas ka marrë flakë.

Kanë qenë qytetarë të rastit që kanë nxjerrë në kohë nga makina nënën me fëmijët e saj binjakë, pa shpërthyer ende në flakë, të cilët janë transportuar më pas me një mjet privat drejt spitalit.

Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.