Ballina Kulturë Punonjësve të Parkut të Butrintit iu kërkua dorëheqja nga fondacioni privat, reagon...

Punonjësve të Parkut të Butrintit iu kërkua dorëheqja nga fondacioni privat, reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

103
0

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore denoncoi sot një përfaqësues të fondacionit AADF se u ka kërkuar dorëheqjen punonjësve të Parkut të Butrintit që kujdesen për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tij. Forumi i kërkoi ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja, që të ndërhyjë urgjentisht për të sqaruar pozitën e këtyre punonjësve shtetërorë që vendosen përpara presionit nga një fondacion privat.

“Njoftohemi se diten e premte eshte zhvilluar nje mbledhje me punonjesit e parkut te Butrintit dhe perfaqesues te fondacionit AADF.
Ne kete mbledhje, menaxheri i projekteve te AADF, Ilir Parangoni, u ka kerkuar te gjithe punonjesve te administrates qe kujdeset per mirembajtjen dhe ruajtjen e parkut te japin doreheqjen. Ky eshte i njejti person qe i dergonte emaile intimiduese Gora Solar qe te mos dilte ne intervista per ceshtjen e Butrintit.
I kerkojme ministrit te Kultures z. Blendi Gonxhja, te nderhyje urgjentisht per te sqaruar poziten e ketyre punonjesve shteterore qe vendosen perpara presionit nga nje fondacion privat qe nuk ka asnje te drejte, te pakten per momentin kur kjo ceshtje ende shqyrtohet ne Gjykaten Kushtetuese. Mbi cfare ligji apo kodi kerkohet kjo doreheqje ndaj ketyre punonjesve?
Ky nuk eshte nje ogur i mire per menyren se si do menaxhohet siti me i rendesishem ne vend”-deklaroi Forumi.