Një tjetër aks është bllokuar pas ndryshimit të motit në vend. Për shkak të erërave të forta janë rrëzuar disa pemë të cilat kanë sjellë bllokimin e rrugës kombëtare Ura e Leklit- Këlcyrë në drejtim të zonës së Përmetit.
Pemët janë rrëzuar në vendin e quajtur Uji i Zi ku ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të Këlcyrës dhe Përmetit. Mësohet se po pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për largimin e pemëve të rrëzuar dhe rifillimin e qarkullimit të mjeteve. Moti i keq në qarkun e Gjirokastrës ka shkaktuar probleme edhe për furnizimin me energji elektrike në zonat malore.