Ballina Opinion Sot, ose me Albin Kurtin ose me antishqiptarizmën

Sot, ose me Albin Kurtin ose me antishqiptarizmën

142
0

Nga  Skënder Sadri KAPITI

Me këtë shkrim   ftoj të gjithë shqiptarët që të jemi përkrah Albin Kurtit kundër propagandës antishqiptare serbe,ruse, kineze dhe asaj serbofile të perendimit; të jemi bashkë  kundër projekteve ,kundër politikës, diplomacisë,  akademisë e kishës serbe dhe kundër filozofisë sllave të antishqiptarimit.

Të mos e lëmë Kurtin vet kundër serbosllavisë.

Prandaj politika dhe mediat e Tiranës dhe opozita në Kosovë,   ajo politikë dhe ato media të korruptuara si dhe egoistët dhe nihilistët e sëmurë nga urrejta për suksesin e Kurtit nëse nuk e mbështesin dhe nuk e përkrahin sot Kurtin, të paktën “të heshtin” dhe të mos dalin kundër!

Shteti i Kosovës me anë të institucioneve të tij shtetërore ka të drejtë që në mënyrë të lirë e të pavarur sipas Ligjit e Kushtetutës që të vendosë vetë  pa iu nënshtruar asnjë vullneti dhe imponimi të huaj; ka të drejtë të pavarur për të marrë vendime   për mbrojtjen, forcimin dhe  konsolidimin e pavarësisë,sigurisë dhe ushtrimin e sovranitetit mbi territorin.

Askujt nuk i lejohet që për interesa politike e personale që të devijojë nga parimet e  sovranitetit. 

Që të jesh politikan, shtetar, intelektual e gazetar  patriot dhe   i vërtetë, nuk duhet të jesh egoist që të pëlqejë vetëm vetja e jote sipas egos, interesit e pëlqimit personal, por duhet të jesh i vërtetë dhe duhet  të flasësh mirë, duhet që t’a mbështesësh dhe t’a përkrahësh patrotizmin dhe individët e tjerë patriotë e kombëtarë, të aftë e të përkushtuar për të mirën kombëtare qofshin ata  qeveritarë e qeveri, politikanë, profesorë, intelektualë, diplomatë, shtetarë, gazeta e gazetarë, opinionistë e analistë.

Mirëpo verehet që shumica dërrmuese e politikës por edhe e mediave, gazetarëve dhe opininistëve në Shqipëri nuk u pëlqen Albin Kurti dhe as suksesi i tij   sepse shumica nga mediat në Shqipëri por edhe në Kosovë në tërësinë e tyre janë të korruptuara  nga pushteti, paraja dhe shquhen për  servilizëm politik  ekstrem.

Albin Kurti me qeverisjen e tij  dhe me vendimmarrjet e tij  në zbatim me besnikëri  dhe me përgjegjshmëri  të Ligjit e Kushtetutës  po e konsolidon,forcon dhe po e kompleton Pavarësinë e Kosovës. Dhe prandaj kjo po tmerron Serbinë, Rusinë, aleatë e saj por edhe politikanët dështakë të opozitës , intelektualët dhe mediat mercenare e të shitura dhe korrupsionin.

Mbështetje për  Albin Kurtin

 Shqiptarët në cdo epokë kanë nxjerrë politikanë e shtetarë të mëdhenj, vizionarë, diplomatë dhe burra shteti si Ismail Qemali, Hasan Prishtina , Ibrahim Rugova dhe tani Albin Kurtin.  E gjithë politika dhe qeverisja e Kurtit verteton se ai po tregohet një burrështetas i vërtetë, si  një një aktor  dhe strateg  aktual i sotshem  i cili mishëron  cilësitë patriotike, vizionare, politike, demokratike,  morale, diplomatike, intelektuale dhe strategjike gjë që është fat i madh që Kosova nxori në këtë kohë  shumë të vështirë një politikan e shtetar  të tillë të cilit ia besoi qeverisjen dhe drejtimin e shtetit të Kosovës.

Shqiptarët duhet të ndjehen krenarë me Albin Kurtin, me kryeministrin, politikanin dhe me diplomatin i cili po sfidon politikën, akademinë, kishën  dhe diplomacinë  serbo-ruse por edhe atë europiane me përfaqësimin e tij dinjitoz, të guximshëm dhe të pakompromis  në mbrojtje të interesave shtetërore e kombëtare.

Kurtin askush nuk e mund në dialog dhe në debat.

Është i aftë që aty për aty të kuptojë e të sfidojë të gjitha pafytyrësitë , pabesitë, kurthet dhe intrigat e diplomacisë së huaj por edhe të kundërshtarëve politik.

Është njohës i mirë i historisë së shqiptarëve por edhe të Ballkanit dhe të Shteteve të Europës. Nuk lejon që krizat rajonale dhe ato në pjesë të ndryshme të botës të shkarkohen  në dëm të Kosovës pse duan interesat e shteteve të tjera.

Si kryetar shteti respekton të tjerët sinqerisht,  përkatësisht dhe reciprocikisht pa kurrfarë inferioriteti.

E njeh mirë politikën, strategjinë gjeopolitike dhe ekonomike; ndërthurjet, ndryshimet, konjukturat  dhe  zigzaget politike, ushtarake dhe ekonomike   të politikës së shteteve të fuqishme të botës. Është i pakorruptueshëm , dhe për këtë arsye nuk mund të shantazhohet e as t’i behet presion e as të akuzohet as nga ndërkombëtarët dhe as nga opozita politike.

Ta mbështesim Albin Kurtin sepse ai nuk është as si politikanët e Tiranës dhe as si ata të opozitës në Kosovë. Nuk mund të pretendosh se po mbron interesat kombëtare dhe pavarësinë e shtetit , dhe nuk mund të jesh burrë shteti nëse nuk ke të parin atdheun dhe interesin kombëtar e shtetëror; dhe nuk je burrë shteti nëse je i korruptuar  dhe  nëse   për paaftësi, servilizëm dhe i interesuar vetëm per pushtet t’i dëgjosh e t’u bindesh verbërisht për gjithcka ndërkombëtarëve, qofshin ata edhe miq, sepse edhe miku më shumë don interesin e vet, kombin e vet  dhe veten e tij se sa mikun.

Albin Kurti nuk u pëlqen dështakëve të politikës shqiptare  sepse Kurti po lartëson imazhin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, po punon për konsolidimin ,forcimin  dhe për kompletimin e sovranitetit shteteror  të Kosovës. Ai nuk lejoi coptimin e Kosovës, dërrmoi projektin antishqiptar të Open Ballkanit, projekt i cili eklipsonte shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, projekt antiBE dhe i cili e vendoste Beogradin si lider të Ballkanit Perendimor, dhe tani heqjen nga qarkullimi të dinarit serb ,i cili duhet të ishte hequr nga qarkullimi që kur u dëbua nga Kosova kolonizatori serb.

 Kurti po lufton pa kompromis  korrupsionin, po mbron e po punon për shoqërinë dhe shtetin, po mbron territorin.

Qeveria Kurti po forcon fuqinë dhe kapacitetet mbrojtëse të Kosovës, ushtrinë. Ajo po interesohet si kurrë më parë  edhe për mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiprtarëve në Kosovën Lindore dhe po   e vë në funksionim  dhe po punon konform interesave gjithkombëtare, të ligjit e të kushtetutës dhe po e faktorizon shtetin e Kosovën si faktor  të rëndësishëm në rajon.

Injorantët që nuk e kuptojnë Kurtin por edhe djallëzorët dhe hipokritët që e kritikojnë Kurtin , janë në humbje. Kjo sepse pavarësisht se politika uuropiane kritikon dhe madje ka vendosur sanksione ndaj qeverisë Kurti, por Kurti nuk lëkundet, por ai e sfidon edhe këtë qasje të pasinqertë perendimore, dhe kjo vetëm sa po e forcon autoritetin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Thjesht kjo shpjegohet sipas kesaj logjike:Kur duket sikur perendimi është kundër Kosovës dhe sikur ai po përkedhel Serbinë që ajo të mos rreshqase teresisht kah Rusia, Kosova me qeverinë e saj vepron në ofensivë vendmmarrjesh për vendosjen e sundimit të ligjit e të shtetit në tëre territorin e Kosovës kundër Serbisë dhe aleatëve që e mbështesin atë, dhe për më tepër akoma  qeveria Kurti nuk lëshon asnjë fije  pe në dëm të Kosovës, dhe nuk jep  asgjë cfarë padrejtesisht kërkon Serbia.

Ky është  triumf i shtetit, diplomacisë dhe politikës kosovare mbi politikën , diplomacinë dhe mbi shtetin serb. Prandaj SOT duhet mbështetur KURTI kundër armiqve te shqiptarizmit.