Ballina Europë Zgjidhja e fermerit francez për “ngërçin” në sektorin e blegtorisë

Zgjidhja e fermerit francez për “ngërçin” në sektorin e blegtorisë

95
0

Ai do të dëshironte më pak burokracira dhe më shumë lehtësira financiare, por teksa kudo në Evropë vijojnë protestat ky fermer francez ka shumë pak besim te politikanët. Për të, shpëtimi duhet të vijë nga konsumatorët që blejnë prodhime franceze.

Në Tancrou, një orë në lindje të Parisit, Bertin Moret mori përsipër të menaxhonte këtë fermë së bashku me kushërinjtë e tij në 2016, dhe tani 200 dhitë e tyre prodhojnë rreth 200,000 litra qumësht në vit. 39-vjeçari i është bashkuar protestës mbarëkombëtare të fermerëve të cilët i kërkojnë qeverisë së Parisit të përmbushë kërkesat e tyre. Ndryshe nga shumë protestues, të cilët kalojnë netët në tenda ose në kabinat e traktorëve të tyre, Moret jeton afër kryqëzimit të kësaj autostrade, kështu që ai kalon mëngjeset me kolegët në postblloqe, duke u sjellë atyre ushqim, pastaj shkon në shtëpi për t’u kujdesur për fermën e tij. Por si e sheh ai faktin që protestat po zhvillohen edhe në vende të tjera evropiane?

“Protestat po përhapen përtej kufijve. Nuk është vetëm në Francë, është edhe jashtë Europës, ka patur edhe në Gjermani dhe kjo tregon se problemi është i thellë dhe se është më I madh, nuk jemi vetëm ne fermerët francezë që kemi probleme,. Kjo është një gjë e mirë por dhe një e keqe. Është një gjë e mirë të shohësh se jemi duke qëndruar së bashku dhe nuk është vetëm solidaritet, por para së gjithash është një shqetësim universal. Pra, nëse ka një shqetësim universal, atëherë është një çështje shumë e rëndësishme që duhet rregulluar në nivel evropian dhe jo vetëm në Francë.”

Protesta e fermerëve të javëve të fundit është e nevojshme për Moret, por ai shpreson që jo vetëm politikanët të reagojnë, por edhe konsumatorët.

“Mund t’ju surprizoj me këtë që do them por ajo që unë prej nga kjo lëvizje është se nuk është domosdoshmërisht vetëm një reagim nga politikanët, nga të cilët të them të drejtën nuk është se pres shumë, por është edhe një reagim nga konsumatorët. Dhe mendoj se fuqia e vërtetë është aty. Ajo që mund të ndryshojë realisht jemi ne, konsumatorët, sepse edhe unë jam pjesë e tyre , është mënyra jonë se si zgjedhim të konsumojmë sepse mund të zgjedhim blerjen e produkteve franceze nga raftet e supermarketeve dhe jo produkte të huaja. Dhe shpresoj që kjo lëvizje do t’i ndërgjegjësojë konsumatorët se ajo që është e rëndësishme është promovimi i bujqësisë franceze duke blerë produkte në Francë.”

Ai thotë se thelbi i problemit është se fermerët duhet të sigurojnë një jetesë më të mirë duke bërë këtë profesion.

“Thelbi i çështjes është të jesh në gjendje të sigurosh një jetesë të denjë nga profesioni yt dhe për këtë arsye të jesh në gjendje të shesësh produktet e tua me çmimin e duhur që i paguan prodhuesit dhe që i lejon ata të jetojnë.”

Ai thotë se kostot për rritjen e dhive janë rritur më shumë se 20% në vitet 2022 dhe 2023. Teksa shet djathë, të stampuar me emrin e fermës, drejtpërdrejt te konsumatorët, ai thotë se është e vështirë të rrisë cmimin e djathit të dhisë për familjet franceze të cilët ende duhet të përballen me rritjen e çmimeve në produkte të tjera të konsumit. Ai e pranon se djathi i tij është një luks dhe jo një domosdoshmëri, por ende beson se familjet mund të luajnë një rol jetik në mbështetjen e fermerëve.

Pavarësisht thirrjes që ka për familjet franceze ai ka edhe një mesazh për politikanët evropianë.

“Ajo që do të doja të bëhej është në fakt një reduktim i standardeve për të cilat po flasim për produktet franceze dhe më pas edhe për të mbrojtur sadopak këtë treg francez nga importet masive të produkteve me cmime të ulta.Kjo është ajo që kemi thënë më parë, ne nuk duhet të importojmë ushqime që nuk duam. Ne importojmë gjëra që nuk janë as të mira për mjedisin dhe as për konsumatorët. Dhe anasjelltas, gjithmonë na kërkohet të prodhojmë më mirë. Kështu që unë’ në fakt pres një zgjatje të standardeve dhe pak…nuk më pëlqen kjo fjalë, proteksionizëm, por t’u imponojmë produkteve të importuara të njëjtat rregulla që kemi për tonat, dhe të gjithë të funksionojnë me të njëjtat rregulla sepse kjo është e drejtë.”

Pavarësisht mbajtjes së çmimit të djathit të dhisë në të njëjtat shifra ky fermer francez thotë se ëshët ulur konsumi i këtij produkti.

“Teksa ne shesim djathë direkt te konsumatori, rritja e kostove të prodhimit ka qenë e vështirë për t’u kaluar tek cmimi final I këtij produkti dhe në të njëjtën kohë, ka pasur një rënie të konsumit të djathit të dhisë pasi është një produkt për kënaqësi, nuk është një produkt i domosdoshëm”.

Teksa fermerët në disa vende evropiane protestojnë, ato janë shkaktuar kryesisht nga situata specifike kombëtare. Protestat gjermane fokusohen në subvencionet e naftës, fermerët spanjollë kanë kundërshtuar kohët e fundit masat e kursimit të ujit kurse fermerët francezë janë të shqetësuar për ujitjen dhe shpenzimet e karburantit, si dhe për politikën tregtare të Bashkimit Evropian. Polonia dhe shtetet e tjera të Evropës Lindore kanë parë një valë protestash të ngjashme, megjithëse këto janë të lidhura kryesisht me importin e grurit të lirë ukrainas në BE.

Megjithatë, me rritjen e çmimeve të plehrave kimike dhe të karburanteve në Evropë pas sulmit rus ndaj Ukrainës, fermerët thanë se po ndjejnë presion në të gjithë Evropën, pavarësisht nga çmimet shumë më të larta të ushqimeve në raftet e supermarketeve.

Protestat e fermerëve shihen me nervozizëm në Bruksel. Mbi të gjitha, zyrtarët e BE kanë frikë se objektivat ambicioze klimatike, të parashikuara në legjislacionin nën kujdesin e Komisionit aktual Evropian do të vihen në pikëpyetje. BE ka vendosur një objektiv të përgjithshëm për arritjen e emetimeve “zero neto” deri në vitin 2050. Për bujqësinë, ndryshimet e planifikuara përfshijnë një reduktim prej 50% të pesticideve kimike deri në vitin 2030. Por sektori i bujqësisë ka një histori të gjatë protestash.

Ka patur disa valë gjatë shekullit të 20-të, duke përfshirë ato famëkeqe të fillimit të viteve 1970, të cilat panë fermerë nga disa vende të zbresin në Bruksel. Në vitin 1971, protestat ishin aq të dhunshme sa që policia qëlloi dhe vrau një protestues.