Ballina Aktualitet “Do të djegë vëllanë”, si Altin Çoku kërcënonte kushërirën për të kryer...

“Do të djegë vëllanë”, si Altin Çoku kërcënonte kushërirën për të kryer marrëdhënie

143
0

Sibora Abedini, 27-vjeçe, banuese në Kamëz i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt e banesës ku jetonte me qira.

Shkak për ndërmarrjen e aktit ekstrem është publikimi i një fotoje të saj intime në Tik Tok me personazhin e Tik Tok, Altin Çoku.

Ky i fundit është arrestuar nga policia si personi i dyshuar se shpërndau foton në rrjete sociale.

Gazetarja e Euronews Albania  Sara Demushi, bën me dije se Çoku në vitin 2009 ka qenë i arrestuar pasi ka ngacmuar kushërirën e tij dhe i bënte presion se do i digjte vëllanë nëse ai nuk do kryente marrëdhënie me kushërirën e tij. Ky ka qenë shkaku përse është arrestuar.

Ndërkohë policia po kryen dhe verifikime të tjera, pasi ka indicie se është i përfshirë dhe në një ngacmim tjetër. Bëhet fjalë për një rast në Laç, ku 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër. Policia po merret me verifikimin e ngjarjes.