Ballina Politika Gazment Bardhi rikthehet në selinë e Rithemelimit për herë të parë që...

Gazment Bardhi rikthehet në selinë e Rithemelimit për herë të parë që pas përçarjes, thërret sot mbledhje me deputetët e Berishës

42
0

Gazment Bardhi ka thirrur mbledhjen e grupit të deputetëve që e mbështesin dhe të atyre të Rithemelimit sot në orën 15:00 në selinë qendrore të PD.

Për herë të parë që pas përçarjes së demokratëve, Gazment Bardhi do të rikthehet në selinë blu.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë sipas njoftimit.

Të hënën Gazmend Bardhi iu bashkua për herë të parë protestës poshtë shtëpisë së Berishës, dhe la të kuptuar se nuk do të jetë hera e fundit. Nuk dha dot përgjigje të drejtpërdrejtë nëse me këtë veprim, njëjtë si miliantët poshtë ballkonit të Berishës, e njeh atë kryetar, por tha se i bashkon ideali kundër regjimit të Ramës.

I çuditshëm ky bashkim me protestuesit e Rithemelimit ishte për faktin se erdhi menjëherë pas takimit në SHBA me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe dërguarin për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Papritur Bardhi e gjeti veten për herë të parë në protestën poshtë shtëpisë së Sali Berishës, të shpallur non grata dhe në masë arresti për aferën e privatizimit të sport klubit Partizani.