Nga Kalosh Çeliku
Im Atë Emin Çeliku, pranë oxhakut me struken krahëve rrëfente shumë ngjarje historike interesante për atë kohë qorre, kur Zonja Vdekje na ecte hap pas hapi përmbrapa si hije. Nuk e dije se, ku ta ka vënë pritën pas ferre: rrëzë “Çuke”, te xhamia, në Çarshi të Kërçovës. Apo, pas porte… Livadhi i “Xha Nefruzit”… Ose, Lëmë, pas gardhit te Pragu i Shtëpisë në Katund te Lisi midis Livadhit.
Ngjarjet historike i rrëfente, ulur mbi një shkam me tri këmbë pranë zjarrit në oxhak. Ende e kam parasysh atë shkam të mbuluar me lëkurë dashi e brirët rreth veshëve. E, mbaj mend, e kam parasysh sesi e ndreçi vetë atë shkam nga cungu i lisit, që e preu në fund të Livadhit për Dimër. Ishte shkami i tij personal. Nuk ishte mbretëror nga ari, por ishte i kaçakëve të malit me lëkurë ogiçi. Askush nuk guxonte të ulet në atë shkam. Nëna ime e ndjerë, shpeshëherë thoshte pas ikjes së tij nga mesi ynë familjar: Po, t’i thoshe se, do të jetosh sa ky shkam, me siguri do të zemërohej, nxirrte “nagëntin “ nga brezi.
Kurrë, nuk shtriheshte në shtrat për gjumë pa “nagëntin”, një hanxhar nën jastëk, dhe mauzerrin mbi krye. “Kashikarat” e serbit në xhepat e strukes varë pas dere. Mollët e kuqe të italjanit. Nata, thoshte nuk ka besë. Edhe, muret e shtëpisë kanë veshë. E përsëriste shpesh-herë këtë nga përvoja e tij si kaçak mali.
Përderisa, Sot: “Abazi” në You Tube e këndon këngën e tij popullore me çifteli e fyellin e Bariut të Malit, në “Drenovë”: U kënaqëm tue këndue bre djal (këngë kërçovare), “kënaqësisë” së tij historike, unë si autor i këtij shkrimi publicistik pasi të vjellë, nxjerrë jashtë edhe zorrët nga barku do t’ia shtoja edhe vargjet: U kënaqëm duke bërë politikë/ E shkruar ilahi me “analistë politik”./ Kokë më kokë me politikanë të arratisur./ E lëvdua njëri-tjetrin nëpër Çarshi./ Nateditë, duke u lutur në xhami./ Para këmbëve të Hoxhës “Allahut” me tespi kuqezi./ Flamuj të huaj e “Allahu Akber”, përmidis Shkupit./ Shkaun duke e vrarë me këngë dhe çifteli./ Kryqat politik, kur në mes të Ditës Madhe./ Na mbijnë si këpurdhat pas shiut përpara Shtëpisë./ Krahpërkrahu me kishat dhe xhamitë me minare…
Ose, me poezinë e librit nga “Vjellja e zorrëve” (Shkup, 1996):
Vjellja e zorrëve
Poetesha s’ka cigare
ia piu Rrospia Mashkull.
Ministri me Ambasadorin
ulen të hanë drekën
që ua paguan spiuni.
Përshëndeti, më thotë Piktori
sytë s’ti heqin nga malli!
Kush ua shalon Nënën Parti
palaçove në mizanskenë
vetëm në një shfaqje.
Unë jam gjithmonë në Teatër
publikisht u shpall dashuri.
Spiuni Kurvë lëpi buzët
Kukulla Femër ua mbanë gunat.
O Imzot, do t’i vjell edhe zorrët…
Alamet politikanë me sejmenët e tyre përmbrapa: intelektualë, profesorë, shkrimtarë, analistë politik, gazetarë të Oborrit partiak, u kënaqën duke shkruar libra “bestseller” e menduar “NDRYSHE”. Dhe, lëvdojnë njëri-tjetrin në Facebook, Instagram, portale elektronike dhe TikTok. Gazetat e “pavarura” e të varura në mjetet e informacionit në shtetin e “përbashkët”. “Fitoret”, dhe përurimet si politikanë, duke i përsëritur, titujtë dhe autorët e njëjtë gati për çdo javë e muaj gjatë gjithë vitit në instisucionet e “përbashkëta” shtetërore: Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, dhe Maqedoninë e Veriut. Ndonjëri, edhe me reklama të paguara televizive, pispiloset me tru Lope shterpë mes lajmeve livadheve. “Analistë” politik nëpër debate para kamerave televizive duke u mbytur si qentë e tërbuar në Lëmë, secili më i mençur se shoku për një asht të hedhur pas porte, mes rruge nga partitë e dalldisura dhe hazdisura politike.
Mendimi im, i shkrimtarit: “analistët” politik partiak, që i keni ju nateditë me pare e pa pare në mjetet e informacionit, ua ruajtë Zoti! Edhepse, Unë nuk i besoj shumë as Zotit.?! U besoj Rilindasësve Shqiptar. Nga ana ime si autor i këtij shkrimi publicistik – traxhik për Nesër, ua bëj me dije, se: i keni të gjitha shkrimet e mia publistike e artistike nëpër libra e mjetetet e informacionit pa pare. Shkaku, se: Unë për vete, halldupët nuk i shes me pare, nuk dua t’i kem si fis shqiptar as në hale. Dudumët e fesë “muslimane” me këmbët dhe trutë në legen. Që, politikën e kanë përzier me Fenë. Dhe, “Besë”. Punë tjetër është ajo sesa, ju ndoshta do të përfitoni nga këto shkrime publicistike dhe libra, duke u ulur këmbëkryq te Pragu i derës, përpara Shtëpisë.
Edhe, pse: Kënga historike e “Abazit” është ironike – satirike – politike?! “Bombën” e tij politike, nuk e hudhi në opinion në mjetet e informacionit, siç veproi “Shpëtimtari” i shqiptarëve, por ia “dorëzoi” Kryetarit të Shtetit të “përbashkët”, Ivanovit. “Abazi” i Malit dhe Aliu i fushës, para kamerave televizive edhe deklaroi, se: tashti e tutje, “nuk do të punojë me zemër, por me tru”.
Nuk doli si “politikani” me këmbët dhe trutë në legen me moton teknefese parazgjedhore: “Prej sonte beteja jonë politike është bërë edhe më e qartë. Pyetja e zgjedhjeve të 8 majit do të jetë: “A jeni me Vuçiqin e Serbisë e Ali Ahmetin apo jeni me opozitën e bashkuar shqiptare – Lidhja Europiane për Ndryshim dhe Albin Kurtin?”
Dhashtë Zoti, edhe sojit të këtyre “politikanëve” të dalldisur dhe arratisur me “besë” e pa besë në Shtetin e “përbashkët”, kjo “bombë” politike u pëlcet në dorë, ashtu siç i pëlciti “Shpëtimtarit” të shqiptarëve para do kohe për të ardhur në pushtet me dhunë e protesta “paqësore” përpara Qeverisë e me Shoqata “laramane” humanitare, në rrugë!
Ditë historike, kur Kënga e këtyre patriotëve të vonuar shqiptarë e “maqedonasë”, edhe sotekësaj dite është tragjike – komike. Përmëtepër, kur bien “heronj” të demokracisë për zgjidhjen e Çështjes Shqiptare në fushën e betejës, sesi: i ka “përndjekur” hap pas hapi sistemi Komunist dhe Neokomunist. Vite me radhë, duke i shpërblyer me poste partiake, vende pune dhe pasuri nëpër institucionet shtetërore: Qeveri, Universite, kabinete e redaksi të “vëllazërim-bashkimit” me shtëpi, banesa “sociale” e Çmime të merituara shtetërore. Çmime letrare, që nuk i kanë marrë për së gjalli jo se jo, por as edhe pas vdekjes patriotët e dëshmuar shqiptarë.
Sëmundja kancerioze, nuk e ka përfshirë vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi e Diasporën Shqiptare. Vetëmse, Maqedonisë Veriut i ka arritur kulminacioni i ekstazës. Këmbonën e Dashit e ka varë përqafe. Herdhet e dashit përmejdani duke ia rrëfyer Dhelprës Dinake se, do t’i bien udhës. Profesorë universitar me diploma të blera në Universitetet Shqiptare e “Evropiane”: Prishtinë, Shkup, Tetovë, Bullgari e “Qafë-Thanë”, sot përpilojnë lista të shkrimtarëve shqiptarë, mu si dje po me ato metoda të njëjta komuniste me porosi nga Policia Letrare.
Përditë, ende vazhdojnë të na shpallin “nacionalistë”, “irredentistë” dhe armiqë të Shtetit. Shqiptarë të “ndershëm” dhe “tradhtarë”. Pavetëdije se, listat e tyre policore, përfundojnë si sulme antishqiptare: partiake, klanore, miqësore e familjare ndaj Trungut Shqiptar. Njeri të gjallë nuk gjen sot, me faculetë t’ua fshi lotët e derdhur të krokodilit nga “përndjekjet e egra” në sistemin komunist, që deri dje Shteti jugosllav i blente lirë (pa pare) me një torbë taxhi përqafe, dhe i shëtiste si shqiptarë të përshtatshëm nëpër redaksi: gazetarë, redaktorë e shkrimtarë të Oborrit nëpër institucionet kulturore e komisone policore “kulturore” për ta sakatuar Letërsinë Shqiptare.
Ndonjërin, e dërgonte për “specializime” edhe në Amerikë (Trudëkaçin), sot që merret me vlerësimin e shkrimtarëve shqiptar në IRJ të Maqedonisë. Tjetrin, si anëtar komisioni në përpilimin e plan-programeve, lektyrave e teksteve shkollore. Anëtar komisioni për ndarjen e Çmimeve Shtetërore e sakatimin e veprimatrisë botuese shqiptare, në Ministrinë e Kulturës. O Imzot, sa shumë paskan vuajtur këto kalorës të arratisur?! Edhe mua, përpak më “shpëtuan” lotët.
Sot, në vend që t’u dalë gjumi thellë dimëror i Arushës Polare me ëndërra, vazhdojnë të flasin jerm. Sesi: paskan qenë të “përndjekur” nga sistemi komunist nëpër gazetat e varura dhe të “pavarura”, radio-televizione qeveritare e private dhe portale elektronike. Poste partiake e Vende pune, askund nuk mund të zënë, shkaku “nacionalistëve” dhe “irredentistëve” shqiptar të strukur nëpër parti politike shqiptare e “maqedonase” me pretendime për t’ua rrëmbyer Shtetin e “përbashkët”?!
Përgjigja ime si shkrimtar “problematik”: Gjithë jetën e kaluan burrë më burrë si prostitutka shqiptare e “maqedonase” me pare e pa pare në Shtëpinë Publike. Edhe pse, prostitutkave u ka hije, por jo edhe këtyre kalorësve të arratisur e dalldisur nëpër Parti Politike Shqiptare e “maqedonase”, fondacione “humanitare”. Herë si këshilltarë partiak e herë si “revolucionarë”, duke themeluar organizata “joqeveritare e humanitare”, këshilla mbipartiake, gazeta të “pavarura” e portale elektronike. Nuk lanë vend e skutë pa e futur kokën e bythën, mu si strucat në zall me palarenë për mejdani në “hava”, përkarshi Diellit me rreze që lindë në malin “Vodno”, në jug të Shkupit.
Dhe përçudi, kur i përzuri “Abazi” nga strofullat e dashura të interesit politik, biznesit personal, familjar, klanor e partiak, u tërbuan: gurë e dru mbi “miqtë’ e tyre “strategjik”, Partitë Politike Shqiptare. Që, deri dje nëpër “Bit-Pazar” me flamuj të huaj, parulla fetare e “Allahu Akber” trumbetonin, se janë: Partitë e vetme Politike Shqiptare me “besë” e pa besë, “Din e Iman” që këtë popull shqiptar, Nesër do ta “nxjerrin” nga bataku historik shekullor.
Rrufjanët e djeshëm, “disidentë” të sotshëm, që në sistemin komunist për një vend pune, një shtëpi, një banesë, një libër të botuar e honorare, çoheshin me shkrime në gazetën e tyre të “vëllazërim – bashkimit”, Shtëpive Botuese “humanitare edhe kundër shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare. Çajupin e shpallën “idiot”.
“Disidentët” e sotshëm, rrufjanët e djeshëm, sot marrin guximin edhe përpilojnë lista të reja të shkrimtarëve me Sanço Pançot e tyre shqiptar partiak pa asnjëfarë bagazhi letrar e kulturor mbi shpinë. Jerm, i publikojnë librat e tyre si botime Qeveritare në emër të një Shtëpie botuese fetare. Plagjiatorë, e arnues të letrave shqipe, që nuk i njeh jo vetëm nëna e tyre, po as edhe Katundi Madh. Edhe, kush?! Pazarxhinjtë dhe blerësit e diplomave, titujve të tyre shkencorë universitar në Prishtinë, Shkup, Tetovë, “Qafë – Thanë” e Bullgari, për ta “situr” më zi se Dje në sistemin komunist, edhe Sot Letësrinë Shqiptare në plan – programet neokomuniste shkollore, tekstet shkollore e lektyrat shkollore me gërshërë, Dje, Komuniste, Sot, Neokomuniste.
Trusakatët letrar, që me këmbëngulje edhe sot duan t’i shesin “veprat e tyre patriotike” tek partitë politike me afate të skaduara përdorimi si mallëra me “vlera të arrira artistike – patriotike” të Koperativave bujqësore, në “Bit- Pazar”.
Kohë kjo, kur Sot: prodhimet e tyre politike të krimbura, dhe të kalbura nëpër kontejnierët e bërllokut Komunist e Neokomunist nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit Historik, nuk i blen më populli shqiptar edhe pa pare…