Një depo armësh është zbuluar në mes të qytetit të Vlorës. Deri më tani janë gjetur disa pistoleta, dy kallashnikovë, targa e 3 mina me telekomandë.
Depo ishte e kamufluar në një dyqan rrobash. Autoritetet kanë pasur informacion mbi këtë depo dhe ka qenë në vëzhgim deri në momentin e ndërhyrjes sot, 12 shkurt.
Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, por burime për Report Tv e Shqiptarja.com bëjnë me dije se një person me mbiemrin Dervishaj ka rënë në pranga.
Depo e armëve dhe minave është zbuluar në lagjen ’10 korriku’, ndërsa policia ka ushtruar edhe kontrolle në një banesë pranë dyqanit, që dyshohet se është në pronësi të të arrestuarit.
Nuk dihet nëse me këto armatime ishte planifikuar ndonjë atentat, apo kjo depo shërbente për shitjen e tyre për llogari të grupeve kriminale.
Çfarë është zbuluar deri më tani:
-3 mina
-2 kallashnikovë
-2 pistoleta të llojit skorpion
-2 pistoleta glock
-1 pistoletë me mulli
-Targa