Ballina Politika Amnistia penale/ “Skandal i madh i drejtësisë”, anëtari i Këshillit Kombëtar shpërthen...

Amnistia penale/ “Skandal i madh i drejtësisë”, anëtari i Këshillit Kombëtar shpërthen ashpër: Politika e territorit ka tejmbushur burgjet, ajo…

45
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha, i ftuar në një emision televiziv, ku ka folur për amnistinë penale të iniciuar nga qeveria.

Sipas Hoxhës, kjo amnisti po bëhet për të liruar ca vende në burgjet e tejmbushura nga politika e terrorit që po bëhet prej kohësh, ku njerëzit burgosen edhe pa akuzë, duke shënuar një prej skandaleve të mëdha në Shqipëri.

Hoxha: Pse po e bën Rama amnistinë është pyetja. Nga informacionet që kam, mbi 50% e atyre që janë sot të arrestuar janë të hetuar për një çështje penale dhe nuk kanë as akuza, si çështja e zotit Berisha dhe ky është një skandal i madh i drejtësisë sepse janë mbipopulluar burgjet me njerëz të dyshuar, ku prokurorë si agjenti Kraja, dyshojnë te një zotëri apo zonjë e caktuar dhe i thonë rri në burg derisa ta vërtetojmë ne akuzën dhe kjo është një gjë skandaloze që ndodh sot në Shqipëri, i ka tejmbushur burgjet me të arrestuar thjesht se dyshon prokurori dhe ky është skandal më vete.

Në këtë rast këta janë të detyruar të lirojnë disa njerëz që nuk përbëjnë rrezikshmëri shoqërore, mund ta kishin bërë më mirë dhe po flasim në kushtet e një shteti normal, ku ulen mendohet se kush janë veprat penale, cilat kategori, nuk quhet pazar politik por konsensus që ne si parlament të veprojmë ndaj këtyre veprave penale me këtë qasje.

Në rastin konkret ne nuk jemi as shtet normal dhe as nuk i kemi burgjet me njerëz që janë nën akuzë dhe po marrin dënimin e merituar se nuk është as dënim, quhet rehabilitim.

Në rastin konkret këta thjesht duan të zbrazin ca vende se i kanë tejmbushur. Kjo politika e terrorit që kape plase brenda këtë se dyshon prokurori, kjo ka çuar në tejmbushjen e burgjeve.

Lërë skandalin më vete se si janë burgjet, ca i kanë si duplekse me vila ca të tjerë trafikojnë kanabis dhe kokainë dhe dalin live në tiktok dhe nuk flet njeri për këto, pra kjo është situata.