Ballina Rajoni “E dinë që s’mund të ketë stabilitet me këtë situatë”, kryetari i...

“E dinë që s’mund të ketë stabilitet me këtë situatë”, kryetari i Forumit Ekonomik tregon situatën me serbët e Kosovës pas ndalimit të dinarit: Janë të vetëdijshëm se…

85
0

Nagib Fejzi, kryetari i Forumit Ekonomik Mbarëshqiptar, tha në studio televizive se Serbia nuk mund ta kushtëzojë Kosovën në lidhje me dinarin. Fejzi tha që nuk ka asnjë problem për serbët ndalimi i dinarit, pasi euro mund të konvertohet lehtë, sikurse ndodh edhe në shtete të tjera. Ai theksoi se serbët e Kosovës janë të vetëdijshëm se nëse do të vazhdohej me këtë situatë s’do ketë asnjëherë stabilitet në Kosovë.

“Mendoj që është duke u bërë një lojë jo e qartë nga ana e Serbisë, për shkak se po të marrim shembuj Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, të gjitha pas ndarjes nga ish-Jugosllavia kanë pasur monedhën e vet, i vetmi vend që ka mbetur në këtë situatë është Kosova. SHBA-të dhe BE-ja duhet të kuptojnë që shteti i Kosovës s’mund të vazhdojë në këtë situatë që është sot. Ato njerëz që patë në protestë, janë pjesa dërrmuese nga Serbia, s’janë qytetarë serbë nga Kosova, sepse edhe ato nuk dëshirojnë këtë situatë, ata duan të jetojnë në Kosovë, me kosovarët, e dinë që po të tërhiqet s’do ketë qetësi.

Besoj se Europa do ta shqyrtojë këtë situatë pak më ndryshe. Qeveria e Kosovës ka dhënë një afat për zgjidhjen e kësaj çështje. Serbët e Kosovës janë të vetëdijshëm, e kuptojnë se po të vazhdojnë me këtë situatë, s’do ketë asnjëherë stabilitet asnjëherë në Kosovë. Monedha shumë shpejt mund të konvertohet. Askush s’ndal dinarin serb të futet në Kosovë.

Shumë lehtë kuptohet se si zhvillohet një shtet dhe kjo që Serbia do të kushtëzojë Kosovën është e papranueshme. Mos stabiliteti në Kosovë është mosstabilitet në gjithë Ballkanin.  Ata do t’i marrin pagat, por do konvertohen në monedhë. Edhe në kur marrim pensionet nga Italia na konvertohet leku. Importuesi më i madh ka qenë Kosova nga Serbia dhe shumë thjesht do jetë me monedhën që do ketë Kosova. Ai që shet nga Serbia e di që do marrë euro dhe pastaj do t’i konvertohet, si gjithë bota. Mendoj që bën një lojë fjalësh, sepse këtu s’ka asnjë problem.

Mendoj se duhet sidoqoftë që ne të bashkëpunojmë me komunitetin ndërkombëtar dhe SHBA-të, por duhet të shpjegojmë një herë e përgjithmonë që s’duhet Kosova të lëshojë pe. Atëherë edhe shqiptarët në Serbi i bie të kërkojnë euron!”, tha Fejzi.

Më të lexuarat