Një tjetër shkollë ka përfunduar me procesin e rindërtimit. Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e sotme me pamje nga shkolla 9-vjeçare “Myrteza Sala” në Bilisht. Kjo shkollë iu nën shtrua rikonstruksionit si shumë shkolla të tjera në Shqipëri.
Investimi u bë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe shkolla e re ka një kapacitet prej 420 nxënësish dhe mësuesish me standarde moderne.
“MIRËMËNGJESI dhe me një tjetër shkollë të re, 9-vjeçarja “Myrteza Sala” në Bilisht, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që sot ka hapur dyert me standardet më të mira bashkëkohore për 420 nxënës dhe mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.