Deputeti i Rithemelimit, Ervin Salianji me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas mbledhjes së kryesisë në Kavajë, ku shprehet se bashkimi ka rindezur dhe gjallëruar të gjithë demokratët.
Ai shton se qëllimi është një, të ndalohet mpirja e Shqipërisë që është astrofizuar nga korrupsioni dhe sundimi i Edi Ramës.
Salianji shprehet se 20 shkurti do të jetë sinjali i parë i forcës së Opozitës së unifikuar.
Bashkimi ka rindezur dhe gjallëruar gjithë demokratët
Bashkimi ndodhi, edhe sot ne mbledhjen e kryesisë të Kavajës, ku mirëpritëm drejtuesin dhe këshilltarin e e parë bashkiak të dalë nga demokratët e siglës, shumë kishin qëndruar menjanë për shkak të konfliktit të zgjatur e tani rinisim aksionin të bashkuar.
Kemi një qellim; të ndalojmë mpirjen e Shqipërisë që është atrofizuar nga korrupsioni e sundimi i Ramës .
Të fitojmë zgjedhjet siç bëmë në Kavajë.
Koha nuk pret!
20 shkurti do të jetë sinjali i parë i forcës së Opozitës së unifikuar, në një marshim bashkë me qytetarët, një energji që nuk ndalet më deri në triumfin e vlerave e demokracisë.