Ballina Bota Rusia vë në listën e të kërkuarve kryeministren e Estonisë

Rusia vë në listën e të kërkuarve kryeministren e Estonisë

103
0

Rusia e ka vendosur kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, në listën e të kërkuarve, tregoi një regjistër zyrtar të martën, ndërsa tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit po rriten mbi Ukrainën.

Emri i Kallas figuronte në regjistrin e personave të kërkuar në Ministrinë e Brendshme në lidhje me akuza penale. Mirëpo, nuk specifikohet se me çfarë akuzash përballet ajo, raportoi Associated Press të martën.

Është hera e parë që ministria ka vënë një lider të huaj në listën e të kërkuarve.

Kallas ka qenë një mbështetëse e fortë e Ukrainës, duke udhëhequr përpjekjet për të rritur ndihmën ushtarake për Kievin dhe për të forcuar sanksionet kundër Rusisë.

Ajo gjithashtu ka zemëruar Moskën duke nxitur heqjen e monumenteve të ushtarëve sovjetikë të Luftës së Dytë Botërore. Rusia ka ligje që kriminalizojnë “rehabilitimin e nazistëve” që përfshijnë klauzola që ndëshkojnë përdhosjen e memorialeve të luftës.

Në listën e të kërkuarve, sipas regjistrit, u vu edhe Sekretari i shtetit estonez, Taimar Peterkop.