Ballina Kronika “Sibela ishte 50 kilogramë, nuk është ajo në foto”, tezja e 27-vjeçares...

“Sibela ishte 50 kilogramë, nuk është ajo në foto”, tezja e 27-vjeçares së vetëvrarë: Është fotomontazh

81
0

Tezja e 27-vjeçares Sibela Abedini, e cila i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati ku jetonte tha se në foton që qarkullon në rrjete sociale nuk është mbesa e saj.

“Motra ime, mamaja e Sibelës, e ka njohur këtu në lagje, i ka thënë Latini që njeh njeri për pastruese se më duhet një person për të pastruar shtëpinë, sepse e kam nusen shumë sëmurë, dy ditë, ajo nuk shkoi sepse i tha kur të kem nevojë do të të telefonoj unë.

Këtë foto e kam parë në rrjete sociale, nuk është Sibela ajo foto, Sibela ime është 50 kile njeri. Sajo foto që ka hedhur është me flokë të zeza dhe e shëndoshë, mbesa është me flokë të kuqe dhe e dobët. Nuk janë të vërteta, ato që ka thënë Altini, ka qenë shumë e qetë, e rregullt.  Telefonin e ka policia të Sibelës, një telefon, nuk ka kamera sigurie”, tha tezja gjatë programit “Shqipëria Live”.

Sibela ishte nënë e një vajze, ndërsa sipas të afërmve babai i fëmijës ishte një shqiptar nga Kosova.

Kujdestarinë e vogëlushes, sipas tezes, e ka babai që jeton në Kosovë. Ajo zbuloi gjithashtu se mbesa e saj nuk ishte martuar zyrtarisht me letra.

“Kujdestarinë e ka babai, ata nuk ishin të martuar me letra”, u shpreh ajo.