Ballina Politika 20 Shkurti, Bardhi u përcjell mesazh demokratëve nga Malësia e Madhe

20 Shkurti, Bardhi u përcjell mesazh demokratëve nga Malësia e Madhe

53
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, shoqëruar nga të gjithë deputetët e opozitës të qarkut Shkodër si dhe deputeti Flamur Noka, ka zhvilluar takime me banorët e Malësisë së Madhe.

Në mesazhin e tij Bardhi thekson se në 20 shkurt në protestën kombëtare të opozitës duhet të bëhen bashkë të gjithë shqiptarët që dëshiron të ndërtojë një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e tij në Shqipëri.

Mesazhi i Bardhit:

20 Shkurti nuk është protestë vetëm e demokratëve të bashkuar, por reagim i çdo shqiptari që dëshiron të ndërtojë një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e tij në Shqipëri.

Me këtë mesazh, i kërkova banorëve të Malësisë së Madhe që të na bashkohen ditën e martë, datë 20 Shkurt, ora 17:30, përpara Kryeministrisë. Protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, që po pengon punësimin dhe zhvillimin ekonomik, që ka rrënuar mirëqenien e familjeve shqiptare, dhe që po tenton të kontrollojë çdo pushtet duke ndërtuar një shtet autokrat e të padenjë për familjen europiane.