Ballina Aktualitet Gazetari Zeka banalizon diskutimin në studion televizive: Në ditën e Shën Valentinit,...

Gazetari Zeka banalizon diskutimin në studion televizive: Në ditën e Shën Valentinit, i dashuruar duhet të jesh jo me këmbë në tokë por me këmbë në ajër

174
0

Gazetari Milaim Zeka, në ditën e Shën Valentinit thotë se po të jesh i dashuruar duhet të jesh jo me këmbë në tokë por me këmbë në ajër.

I ftuar në një emision televiziv, ai deklaroi se personalisht është rritur me pesë motra, është djalë i vetëm dhe kam katër vajza.

“Kam punuar tërë jetën në radiotelevizionin e Suedisë, ku 70% e kolegëve kanë qenë femra.

Askush sa burrat shqiptarë në Europë, por një pjesë e madhe dhe femrat, askush nuk e nënçmon si ne, poshtërimin e femrës, fëmijës dhe të moshuarit.

Po të shikoni Big Brother, dhuna atje po demonstrohet shumë më shumë prej femrave se meshkujve.

Muajt e fundit duke parë se si po sillen një grup i femrave, nëpër ekraneve televizive, mendoj se duhet bërë një shoqatë për mbrojtjen e burrave.

Është e patolerueshme që femra të ngrejë zërin në nivelin e mashkullit. Këtë dhunë më shumë e ushtrojnë njerëzit publikë, politikanë, gazetarë, zyrtarë të lartë.

Sidoqoftë femrat që janë të përfshira në jetën publike, duhet të jenë shumë më të kujdesshme se sa meshkujt.

Femrat punojnë me dy pole, ndërsa meshkujt vetëm me një pjesë dhe kjo bën që të jenë më agresive.

Femrat publike, ato që po marrin pjesë në emisionet publike, po e kopjojnë reagimin e keq të meshkujve dhe janë bërë studiot televizive që nëse ke dhunë, ke klikime.

Duhet të kemi kujdes se si sillemi dhe çfarë demonstrojmë nëpër studio dhe jo vetëm dhunë.

Gjithë këto vrasje, de fakto po i shkakton indirekt Facebook, rrjetet sociale, por edhe shteti.

Hetues policorë në Shqipëri dhe Kosovë nuk i marrin gjërat seriozisht deri sa të ndodhë vrasja.

Rasti i fundit i gruas që bëri vetëvrasje e shtyrë nga fotot që i publikuan, ky krimineli ka pasur një sërë veprash penale.

Duhet të japë një këshillë tek familjarët, faktori numër 2 që i shtyn këta njerëz që bëjnë vetëvrasje, është familja.

Pse duhet ta konsiderosh turp, nëse dikush nesër vajzave të mia u nxjerr një fotografi lakuriq.

Mos kishte ndonjë efekt negativ pse i nxorën foton lakuriq Edi Ramës?

Unë duhet të mbështes vajzën time dhe të shpallë luftën me këtë kriminel. Nuk ikën fytyra nga një foto lakuriq.

Këta bëjnë shantazh se e dinë që baba dhe nëna në vend që ta drejtojnë gishtin ndaj kriminelit, e drejton gishtin drejt fëmijës së vetë.

Kampion i dhunimit tek ne është mentaliteti primitiv i kohës së gurit.

Ne vetëm veshjen e kemi moderne, por shqiptarët në Ballkan nuk kanë asgjë të përbashkët me modernizmin europian të trurit.

Kuvendi i Shqipërisë, kazani që prodhon më shumë dhunë.

Çështja e Liridonës u bë shumë mediatike për faktin se Naim Murseli ishte bashkëpunëtori i ngushtë i Behxhet Pacollit.

Plot politikanë tanët, plot personalitete e dinë që njerëzit më të afërt të tyre përdorin dhunë ndaj familjarëve të tyre dhe këta i inkurajojnë për një gjë të tillë, jo që ti ndalojnë.

Sa deputetë të Shqipërisë dhe Kosovës i kanë rrahur gratë e tyre, sa prej tyre kanë dosje.

Përderisa nuk kemi hetuese femra, kurrë mos pretendoni se do bëhet më mirë.”, tha Zeka.