Ballina Kronika Kamëz, arrestohet tek rruga “OSBE’, akuzohet se shiste drogë në afërsi të...

Kamëz, arrestohet tek rruga “OSBE’, akuzohet se shiste drogë në afërsi të një shkolle profesionale

38
0

Një 20 vjeçar u arrestua në flagrancë në rrugën “OSBE” në Kamëz pasi iu gjetën doza me kanabis gati për shitje.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të një shkolle profesionale, në Kamëz, informoi sot policia e Tiranës.

I arrestuar është K. H., 20 vjeç, banues në Kamëz. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza me kanabis, pako me letra për përdorimin e lëndës narkotike dhe 3 mjete prerëse, që iu gjetën 20-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Arrestimi në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”