Ballina Kronika La makinën ndezur në oborrin e shtëpisë, persona të paidentifikuar ia vjedhin...

La makinën ndezur në oborrin e shtëpisë, persona të paidentifikuar ia vjedhin dhe largohen me shpejtësi

45
0

Disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur një mjet në oborrin e një shtëpie private në fshatin Sovjan të Maliqit ditën e djeshme.

Sipas Policisë bëhet fjalë për të njëjtët persona që kanë grabitur në një dyqan afër banesës, disa paketa cigare dhe sende ushqimore dhe me mjetin e vjedhur janë larguar me shpejtësi.

Sipas policisë lokale pronari e kishte lënë automjetin e ndezur çka ua ka lehtësuar “punën” për vjedhjen.

Ka qenë vet pronari ai i cili ka lajmëruar uniformat blu të cilët janë vënë menjëherë në lëvizje për gjetjen e autorëve.