Erdhi Koronavirusi (2021) me maska të ashpëra Qeveritare, dhe dënime: mos dilni në rrugë pa maska, dy metra larg rrini edhe me Gruan besnike! Dhe, mbuloni gratë me ferexha të zeza! Aqsa, të mos ju shihen edhe sytë. Edhe, mos dini, kush fshihet pas atyre grave, grua: apo burrë?! Patjetër, dy metra larg edhe Miken besnike. Aqmëpak, në tubimet publike manifistimeve kulturore – artistike! Shkollave, dhe Universiteteve të themeluara edhe me gjak. Festave, dilni, dhe këndoni këngë e valle në verandë! Edhe, ku ta di Unë: ndoshta, në stilin e “vëllzërim-bashkimit”, apo Shqipëri Etnike?! Shqirruni, edhe me këngë e çifteli! Dajre, cingana e lodra! Sot, brenda katër mureve, Shtëpi publike, ku: shkërdhehet Gruaja besnike në shtetin e “përbashkët Neokomunist”, dhe: është fshehur “Liria” nën ferexhe, me duartrokitjet e partive politike?!
Papritmas, erdhi edhe Pandemia politike me vaksinat (2022): ruse, kineze dhe amerikane. Nëse, nuk ke marrë vaksinë, jo që nuk mund ta kalosh kufirin politik, por nuk mund të hysh as në tavernë. Rreptësisht, ndalohet hyrja në taverna dhe restorante! Tavolinë ke, vetëm te “Parku i Grave”, përkarshi Kuvendit të Maqedonisë Veriut.
Padashtas, Sot lindi edhe Koronavirusi Ri (2024) Neokomunsit në Maqedoninë e Veriut me masa Qeveritare: pa NMK nuk mund ta kalosh kufirin politik me makinë. Pasaportë, patent shoferi, ose kartë indefikimi. “Liria” i hipi në shpinë popullit me plaçkitje dhe masa qeveritare. E rrasi, përsëri në burg. Edhe, atë: me tre shkronja NMK. “Fitore” e partive politike të “vëllazëfim-bashkimit”. Karta të indefikimit, pasaporta, patent shoferi dhe lejet e qarkullimit të makinave.
Populli, Sot: shpërblehet me dënime, plaçkitje dhe burg shtëpiak, brenda shtetit të “përbashkët”. Votave të veta demokratike gjatë zjedhjeve lokale dhe parlamentare.
Dëshmi administrative. Dhe, “Liri”. Që, Nesër, të dalë nga Qorrsokaku…