Ballina Aktualitet Si ndodhi vrasja në Durrës, 40-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital

Si ndodhi vrasja në Durrës, 40-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital

104
0

Rreth orës 12:30 pranë shkollës 9-vjecare “Jusuf Puka” të dy personat nisën një debat i cili shumë shpejt përfundoi në konfrontim fizik.

Nuk dihet se cili ka qenë motivi i sherrit, por Ilir Koçilja 35 vjec, ka pasur thikë me vete dhe me të ka qëlluar mbi 40-vjeçarin Halil Koka, edhe ky banor i lagjes nr 4. Viktima dhe autori jetonin te dy ne nje pallat.

Edhe pse ai u dërgua me shpejtësi me një autoambulancë drejt spitalit, burimet bënë të ditur se ka ndërruar jetë rrugës pa mbërritur për të marrë ndihmën e parë.

Efektivë të shumtë të policisë mbërritën në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje menjëherë pjesëtarë të njësive tregtare që ndodhen përballë shkollës me shpresë se mund ti çojë drejt kapjes së autorit të krimit.

Dëshmitarë të rastësishëm që u ndodhen aty bënë të ditur se konflikti ka nisur pranë shkollës Jusuf Puka, ndërsa  viktima është goditur me thikë  që me sa duket e kishte marrë me vete. Dëshmitaret treguan se ai e ka ndjekur dhe goditur 40 vjeçarin, Halili Koka, i cili është rrëzuar pranë kazanëve që ndodhen në afersi te Degës Tatimeve.

Viktima eshte shoqeruar menjehre per ne spital po nuk i ka rezistuar plageve dhe ka vdekur rruges.

Policia e Durrësit është vënë në kërkim për kapjen e autorit të vrasjes që ndodhi ditën e sotme. Ajo ka mundur ta identifikoj menjehere autorin i cili është Ilir Koçilja, banor i lagjes Nr. 4 në qytetin bregdetar.

Nderkohe qe burime jo zyrtare jane shprehur se grindja qe eshte dukur si momentale per motive te dobeta, per arsye parkingu, lidhet edhe me nje “borxh” qe autori i ka pasur viktimes.

Gjithsesi mbetet qe gjithcka ta sqaroje policia e cila ka shoqeruar 7 persona po ende nuk ka dale me nje komunikate zyrtare.