Ballina Aktualitet Vodhi dyqanin e celularëve ‘3V Fejzo’ në Myslym Shyri, identifikohet autori dhe...

Vodhi dyqanin e celularëve ‘3V Fejzo’ në Myslym Shyri, identifikohet autori dhe shpallet në kërkim! 5000 euro shpërblim kush jep informacion

99
0

Afrim Dulaj është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se është autor i grabitjes me armë të dyqanin të celularëve ‘3V Fejzo’ në rrugën Myslym Shyri në Tiranë, grabitje e cila ndodhi në orët e paradites së datës 9 shkurt.

43-vjeçari banues në Tiranë, grabiti nën kërcënimin e armës, 15 telefona dhe në pak sekonda u zhduk nëpër rrugicat ngjitur duke humbur gjurmët.

Afrim Dulaj ishte i mirë përgatitur, mbante maskë të zezë në fytyrë, xhup të kuq me kapuç, xhins blu, doreza dhe atlete të zeza, siç dukej nga pamjet e fiksuara të një prej kamerave të sigurisë së dyqanit.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të dhënë informacion për autorin e ngjarje dhe ka vendosur shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.