Ballina Politika Vokshi: Kemi futur tjetër marsh, pas 45 ditësh protestë te rruga e...

Vokshi: Kemi futur tjetër marsh, pas 45 ditësh protestë te rruga e ‘Salës’! Kolegët e mi të mos shkojnë më pas Bashës

76
0

Deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi shprehet se opozita tashmë është e bashkuar dhe gati për protestën e 20 shkurtit.

Në një intervistë në “Breaking” në Top News ajo thotë se pas 45 ditësh protestë në ”rrugën e Salës”, ku kanë arritur të mbledhin një grusht njerëzish dhe një sërë aksionesh të tjera, tashmë edhe grupi parlamentar u bashkua.

Çfarë e bindi Bardhin të vinte në këto momente?

Vokshi: Gjykoj që ka prevaluar interesi i demokratëve, interesi i publikut për një opozitë të bashkuar dhe një opozitë të fortë. Në fund të ditës ky bashkim dhe kjo ardhje e gjithë deputetëve të opozitës, Basha – Alibeaj dhe 3-4 deputetë që rrinë rrotull tyre nuk janë opozitë, tregon se sot jemi më të bashkuar.

Ditët e fundit deputetët e PD-së janë organizuar, të gjithë kemi dalë bashkë në terren. Nuk duhet të jetë më çështje nëse i përkasin një grupi apo një tjetri. Po punojmë bashkë edhe për 20 shkurtin. Noka dhe Bardhi po bëjnë mbledhje të përbashkët për 20 shkurtin.

Aksioni i përbashkët i deputetëve, të gjitha protestat që janë bërë para kryesisë së Kuvendit, para Gjykatës së Lartë, 45 ditët e protestës në rrugën e Salës sikurse thuhet nga të gjithë qytetarët, kanë bërë që të ketë një tjetër ritëm jo vetëm në grupin parlamentar, kemi futur një marsh tjetër.

Keni një skenar për 20 shkurtin?

Vokshi: Po përgatitet. Ne po pyesim edhe qytetarët se si e duan ata protestën. Një gjë është e sigurtë që 20 shkurti do të jetë një ditë tjetër e rëndësishme. Ashtu si para 33 viteve u rrëzua busti i diktatorit, në 20 shkurt të këtij viti është e sigurtë që do fillojë rrëzimi i neo diktaturës që ka vendosur Edi Rama.

Protestës do t’i mungojë Berisha. Të gjithë e dinë karizmën e tij, si do të mbushet ky boshllëk?
Berisha vetëm fizikisht mund të mungojë. Në asnjë rast ai nuk mungon as moralisht, as shpirtërisht. 45 ditë protestë me mijëra qytetarë i jane bashkuar në rrugën e shpresës. Berisha nuk mungon në asnjë ditë dhe nuk do mungojë asnjë ditë.

Ka informacione që disa deputetë të Bashës do të bashkohen me ju. Sa e vërtetë është?

Vokshi: Çdo deputet, çdo demokrat që i bashkohet kauzave të opozitës, është i ftuar. Është një ftesë e hapur për të gjithë kolegët e mi, që për fat të keq ndjekin ende Bashën.