Ballina Aktualitet Vrasja me thikë e 40-vjeçarit në Durrës, policia del me njoftimin zyrtar:...

Vrasja me thikë e 40-vjeçarit në Durrës, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohet autori , ja si ndodhi krimi

50
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës.

Raportohet se pas një sherri, është goditur me thikë në kokë Halil Koka, i cili ka ndërruar jetë në spital. Policia ka arrestuar autorin Ilir Koçilja

‘Plagosi  me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit  për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje’- njofton policia.