Opozita do të mbajë një protestë me 20 shkurt. Moderatori i programit, Blendi Fevziu, pyet Luçiano Boçin se çfarë kanë planifikuar për të bërë në atë datë?
Për këtë pyetje përgjigjet edhe Lorenc Vangjeli, i cili ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku u shpreh: “Do presin të vijë 21-shi“.
Blendi Fevziu: Çfarë do bëni në datën 20 shkurt?
Luçiano Boçi: Data 20 është…
Lorenc Vangjeli: Do presin të vijë 21-shi.
Luçiano Boçi: Sigurisht që ka organizime. Dalja e zotit Bardhi si kryetar i grupit parlamentar bashkë me sekretarin, takimet e tyre.
Marsela Karapanço: Ju kënaqin numrat e sotëm të qytetarëve? Patë frymë, patë frymë që ndjekin zotin Bardhi dhe zotin Noka në Shkodër?
Luçiano Boçi: Sigurisht që pamë frymë, sigurisht. Në Shkodër nuk ishte aktiv i Partisë Demokratike, ishte takim rastësor sepse lëvizja ka qenë në Malësinë e Madhe dhe takimi i aktivit është bërë në Malësinë e Madhe. Ishte ndalesa Shkodra.