Ballina Politika “Do vij gjatë finaleve të kupës”, nga Dua Lipa te Mira Murati,...

“Do vij gjatë finaleve të kupës”, nga Dua Lipa te Mira Murati, Blinken liston shqiptarët që kanë ‘pushtuar’ botën

78
0

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken ka folur për lidhjet e fuqishme mes dy vendeve, Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Nga Piramida e Tiranës, ku ndodhej në një takim me disa të rinj shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të SHBA, Blinken përmendi emrat e dy shqiptareve që po “pushtojnë” Amerikën.

Ai përmendi këngëtaren Dua Lipa, teksa u shpreh se amerikanët kërcejnë gjithë natën me këngët e saj, si edhe Mira Muratin, shefen e teknologjisë së Open AI.

Blinken: Ekipi juaj u kualifikua në Europian për herë të dytë dhe herën e fundit në 2016 ishte hera e fundit ishte një sekretar shteti që vizitoi Shqipërinë. Nuk dua të them se ka ndonjë lidhje, por ndoshta do të vij në finalen e kupës europiane.

Po shikoni lidhjet e fuqishme midis vendeve tona në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj po kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open Ai, një nga njerëzit që po lidh botën për inteligjencën artificiale, Mira Murati. Në New York është një restorant shqiptar, Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë. Sekreti ishte tek të rinjtë si ju që bënë ndryshimin.

Unë e pash sot në rrugët e Tiranës, energjinë për të ardhmen. Të ardhmen e integruar me perëndimin dhe botën. Vitin e kaluar Shqipëria kishte një numër rekord turistësh, vendi juaj u kualifikua në Europian.

Unë do të vij gjatë finaleve të kupës dhe ndoshta mund ‘tju ndihmoj. Po shihni lidhjet e fuqishme të vendeve tona.