Ballina Politika Interpelanca me Ramën përplas grupin e deputetëve demokratë, Elda Hoti i heq...

Interpelanca me Ramën përplas grupin e deputetëve demokratë, Elda Hoti i heq mikrofonin kolegut të saj të PD

62
0

Interpelanca me kryeministrin Edi Rama ka përplasur grupin e deputeteve demokratë të Bashës dhe ata të Rithemelimit.

Arbi Agalliu ka marrë fjalën në Kuvend duke kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama.  Sipas tij ai nuk mund të fshihet pas ministres së Shtetit, Elisa Spiropali.

“Është kërkuar interpelancë me Ramën. Ai sot nuk mund të fshihet pas Spiropalit apo vizitës së Blinkenit”, tha Arbi Agalli.

Ndërkohë në këto momente i është afruar deputetja Elda Hoti e grupit të Berishës, e cila i ka hequr kartën që e lejon të flasë me mikrofon.

Me sa duket, nuk duan që t’i kërkojë njeri llogari Ramës dhe iu pëlqen vetëm të përleshen fizikisht në Kuvend.