Ballina Sport Klinsmann drejt shkarkimit nga pozita e trajnerit

Klinsmann drejt shkarkimit nga pozita e trajnerit

137
0

Eliminimi nga Kupa e Azisë pritet t`i kushtojë me postin trajnerit gjerman, Jurgen Klinsmann.

Koreja e Jugut nën drejtimin e gjermanit është mposhtur nga Jordania 2-0 në gjysmëfinale dhe Komiteti këshillimor i Federatës së Futbollit të Koresë Jugore ka udhëzuar shkarkimin e tij.

“Ne dakordohemi për faktin që Klinsmann nuk mund të ushtrojë më postin e tij si trajner i kombëtares për arsye të ndryshme.

Ndryshimi në pankinë është i nevojshëm“, ka thënë anëtari i komitetit, Hwangbo Kwan.