Ballina Kulturë Kosova dhe Shqipëria me pavion të përbashkët në tregun e Berlinales

Kosova dhe Shqipëria me pavion të përbashkët në tregun e Berlinales

168
0

Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë kanë njoftuar se edhe këtë vit përfaqësohen me pavion në edicionin e 74-të të Tregut Evropian të Filmit i cili zhvillohet gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (Berlinale).

Siç njofton Qendra Kinematografike e Kosovës, “European Film Market” është ndër 3 tregjet kryesore të takimit të industrisë ndërkombëtare të filmit dhe medias.

Lidhja e ngushtë me Berlinalen si një festival filmi publik dhe pozicionimi i tij në zemër të Berlinit janë karakteristikat kryesore të këtij tregu.

“Gjatë këtyre ditëve në pavionin me numër 138, i cili gjendet në Hotel Marriott, me adresë Inge-Beishem-Platz 1, 10785 Potsdamer Platz,  krahas promovimit të filmave tanë, do zhvillohen edhe takime të ndryshme me fonde filmi, partneritete ndërkombëtare, përfaqësuesh festivalesh, prodhues e distributorë nga e gjithë bota. Ndër materialet promovuese të filmave tonë, vizitorët poashtu do mund të shfletojnë edhe katallogun e fundit me filmat e mbështur nga QKK të cilët janë në faza të ndryshme të prodhimit”, thuhet në njoftim.

Pavioni do të jetë i hapur deri me datën 21 shkurt, 2024.