Ballina Sport Lukaku bën heroin dhe mban italianët në lojë, Roma barazon 1-1 me...

Lukaku bën heroin dhe mban italianët në lojë, Roma barazon 1-1 me Feyenoordin në Holandë

117
0

Në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam, Feyenoord dhe Roma barazuan 1-1 në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 me eliminim direkt në Europa League. Përballja në Holandë ishte e luftuar dhe vendosi sërish bashkë dy finalistët e Tiranës në kompeticionin e Conference League të vitit 2022.

Grinta në fushë nuk mungoi, teksa Paixao kaloi në epërsi vendasit e Slot në fundin e pjesës së parë. I harruar në zonën mike, shtatëlarti nuk e pati të vështirë të mposhtet me kokë Svilar. Goli i barazimit për Romën u shënua nga Lukaku në të 67 minutë, po me kokë.