Ballina Politika Meta ‘shuplakë’ aleatit të tij Berisha: Për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA...

Meta ‘shuplakë’ aleatit të tij Berisha: Për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA është themelore

49
0

Sekretari Amerikan i Shtetit ka vizituar këtë të enjte Shqipërinë, i shoqëruar nga ish-ambasadorja Yuri Kim, ku u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, më pas në Tiranë u takua me presidentin Begaj, kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe kreun e SPAK Dumani.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pa dashur të komentojë takimet e Blinken, ka publikuar një foto të këtij të fundit me Begajn, ku shkruan se për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë.

Thënë kjo nga Meta, kujtojmë se aleati i tij ish-kryeministri Sali Berisha, është shpallur non-grata nga SHBA, ku nga ky i fundit janë hedhur dhe një sërë akuzash për Amerikën, duke cilësuar edhe ambasadoren Kim si ‘vegël’ të Ramës.

Postimi plotë i Metës:

“Për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit, si dhe garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.
Marrëdhëniet tona meritojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.”, shkruan Meta