Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç është përballur sërish më një situatë të rëndë pasi u dhunua nga shërbimi sekret serb pak muaj më parë pasi kreu homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Në një reagim në “X”, ai ka bërë me dije se së fundmi persona të panjohur kanë përdhosur varrin e nënës së tij, duke i hedhur bojë blu. Lidhur me këtë ngjarje ai akuzon presidentin Aleksandër Vuçiç dhe BIA-n serbe.
Reagimi i plotë:
Vazhdon persekutimi i Aleksandër Vuçiqit dhe bandës së tij terroriste nga Kosova në bashkëpunim me BIA-n ndaj Nikolla Sanduloviqit. Dje kanë përdhosur varrin e nënës së Nikolla Sanduloviqit pasi ai ka vendosur lule mbi varrin e vajzës së vrarë shtatëvjeçare shqiptare Blerina Jasharit.
Terroristët e Vuçiqit i dërguan mesazh Nikolla Sanduloviqit që t’i nxirrte eshtrat e nënës dhe t’i fuste në varrin e Jasharit dhe t’i grisnin qentë!
Tani është plotësisht e qartë se kush i rrënoi varrezat e serbëve në Kosovë, duke përhapur kështu urrejtjen ndaj shqiptarëve. Është e njëjta bandë terroriste që e bëri këtë në mes të Serbisë! Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Serbi, as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!