Ballina Kosovë Prizren/ Bien në pranga 4 shtetas nga Shqipëria, ja akuzat që rëndojnë...

Prizren/ Bien në pranga 4 shtetas nga Shqipëria, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

70
0

Policia e Kosovës ka vënë në pranga katër shtetas nga Shqipëria për falsifikim parash. Ata janë ndaluar në Prizren teksa udhëtonin me dy makina, pas një kontrolli të ushtruar nga policia.

“Gjatë kontrollit në veturën BMË X5 është hasur sasia e parave të dyshuara si të falsifikuara në shumën prej njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600.oo) euro”, njofton policia e Kosovës.

“Po ashtu, të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, si dhe të njëjtit janë shtetas të Republikës së Shqipërisë”, thuhet më tej në komunikatë.