Ballina Politika Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zbardhur temat e diskutimit me...

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zbardhur temat e diskutimit me kryeministrin Edi Rama. Nga Baza e NATO-s deri te rezultatet e SPAK

229
0

“Kemi folur për punën tonë të fortë se bashku, për Ukrainën, tani për Këshillin e Sigurimit një çështje e rëndësishme… Kemi folur edhe për shumë çështje dhe sfida me të cilat përballemi dhe jemi përqendruar në atë që jemi duke bërë për të nxitur përpara sigurinë. Shqipëria ka qenë mbështetëse e fortë e Ukrainës, ka qenë vendi i parë që ka dërguar ndihma ushtarake, armë municione. Aktualisht është një nga 10 kontribueset kryesore për të ardhura për frymë për Ukrainën. Gjithashtu po flasim për partneritetin e sigurisë mes vendeve tona.”, tha Blinken.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë konferencës për shtyp nënvizoi se Shqipëria dhe SHBA kanë marrëdhënie të jashtëzakonshme.

“Kryeministër Edi, ju falënderoj shumë që na keni mirëpritur këtu, por dhe për ngrohtësinë dhe për substancën dhe bisedën tonë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. “Nëse dikush nuk ka mundësi të përjetojë kënaqësinë, ne kemi mundësinë ta ftojmë sërish”. “Dhe kur dielli shkëlqen dhe kur nuk bie shi, është një mik i rëndësishëm”. Kjo është diçka që nuk mund t’ua shpreh sa duhet që është tribut.

Ky partneritetet mes dy vendet tona është më i fortë seç ka qenë ndonjëherë dhe marrëdhënia për ne kritike për të adresuar disa çështje, që janë vendimtare për dy popujt tanë dhe kjo është një rrugë me dy kalime. Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin, dhe si aleat kyc i NATO dhe një zë kyç në KS të OKB ne kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shqipërinë”, tha ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken deklaroi se muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën e NATO-s në Kuçovë

“Falenderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe është e angazhuar për të mbajtur përgjegjësinë e saj” tha Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zbardhur temat e diskutimit me kryeministrin Edi Rama.

“Kemi folur për punën tonë të fortë se bashku, për Ukrainën, tani për Këshillin e Sigurimit një çështje e rëndësishme… Kemi folur edhe për shumë çështje dhe sfida me të cilat përballemi dhe jemi përqendruar në atë që jemi duke bërë për të nxitur përpara sigurinë. Shqipëria ka qenë mbështetëse e fortë e Ukrainës, ka qenë vendi i parë që ka dërguar ndihma ushtarake, armë municione. Aktualisht është një nga 10 kontribueset kryesore për të ardhura për frymë për Ukrainën. Gjithashtu po flasim për partneritetin e sigurisë mes vendeve tona.”, tha Blinken.

Antony Blinken per reformen ne drejtesi

Reforma në drejtësi nuk ka qenë e thjeshtë dhe e shpejtë. Ne kemi filluar të shikojmë rezultate. Është e rëndësishme të kuptojmë që anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqesore. Ne do të vijojmë ta mbështesim Shqipërinë.