Analisti i politikës, Valon Syla, ka paralajmëruar se mund të ketë zyrtarë të Vetëvendosjes që mund të futen në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Syla në Facebook-un e tij , ka thënë se kjo është mënyra e vetme e komunikimit të amerikanëve, duke u bazuar në politikën akutale.
“Lista e Zezë nga amerikanët po i troket në derë njerëzve të Vetëvendosjes…”
“Fatkeqësisht, në politikën aktuale te disa shqiptarë, ky ka mbet komunikimi i vetëm efektiv i amerikanëve me rikthimin e çmendurisë populliste dhe të paarsyeshme nga këta njerëz.” – ka shkruar Syla.
Kujtojmë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka akuzuar rëndë zyrtarët e lartë të SHBA-ve.