Ballina Aktualitet “Të vijë vdekja për një vend parkimi, e paimagjinueshme”, psikologia njohur zbardh...

“Të vijë vdekja për një vend parkimi, e paimagjinueshme”, psikologia njohur zbardh detaje mbi rrethanat e vrasjes së 45-vjeçarit në Durrës

107
0

Psikologia Eriona Hoxha e ka cilësuar si të paimagjinueshme shkakun e vdekjes së 45-vjeçarit Halil Koka në Durrës, për një vend parkimi.

E ftuar në një studio televizive, psikologia u shpreh se individët problematikë të shohin si ngacmues dhe të faturojnë problemin e nervozizmit të tyre.

“Përderisa bëhet diagnozë diferenciale, kemi persona pa diagnozë dhe me diagnozë në lagje. Shihet se sa komunikon, se sa është i respektueshëm. Që të të vijë vdekja nga një vend parkimi, askush nuk është i përgatitur për këtë, është e paimagjinueshme.

Individi problematik të sheh patjetër si ngacmues, dhe ta faturon problemin e nervozizmit të tij”, tha psikologia.

Ajo u shpreh më tej se autori i krimit, i arrestuar më herët, është person me probleme të shëndetit mendor dhe se sipas saj, problematike për personat e burgosur, mbetet riintegrimi në shoqëri.

“Këta individë nuk rehabilitohen. Kur dalin nga burgu, nuk riintegrohen. Na ndodh dhe kjo pjesë se kur dalin nga burgu përsërisin vepra penale edhe më të rënda dhe burgu nuk iu shërben si mësim.

Kur policia e ka të etiketuar një individ, duhet të mbajë në monitorim. Mungon trajtimi dhe rehabilitimi pas burgut. Edhe shoqëria nuk iu jep një mundësi”, tha ajo.

45-vjeçari Halil Koka u qëllua me thikë nga 35-vjeçari Ilir Koçilja për shkak të një vendi parkimi.