Ballina Bota Trump: Qëllimshëm ngatërroj emrat e njerëzve

Trump: Qëllimshëm ngatërroj emrat e njerëzve

71
0

Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha dje se kur ngatërron emrat, e bën me qëllim, raporton Reuters.

Në fakt, gjatë një fjalimi që mbajti muajin e kaluar, Trump ngatërroi Nikki Haley, një rivale për nominimin presidencial republikan, me ish-kryetaren demokrate të Dhomës, Nancy Pelosi.

Ai sugjeroi theksoi se ish-presidenti Barack Obama është ende në detyrë.

“Kur ndërroja emrat me qëllim, ata thanë se nuk mund ta dalloja Pelosin nga Nikki më thanw se nuk e bwjw dallimin mes Pelosit dhe Nikkit. Jam një folës i shkëlqyer. Sa i përket funksionit të Obamës, ishte sarkazëm, jo ​​një gafë”, tha Trump dje në një tubim në Karolinën e Jugut.

Pasi raporti i javës së kaluar tregoi se presidenti amerikan Joe Biden (81) mund të ketë probleme me kujtesën, çështja e moshës dhe aftësisë mendore është vënë në krye të fushatës zgjedhore amerikane, shkruan Reuters.

Haley, 52 vjeçe, bëri thirrje që të gjithë kandidatët presidencialë mbi moshën 75 vjeç, ku përfshihen Biden dhe Trump, të sfidohen mendërisht.

Sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos këtë javë, rreth 78 për qind e të anketuarve, përfshirë 71 për qind e demokratëve, mendojnë se Biden është shumë i vjetër për të punuar në qeveri, derisa 53 për qind e të anketuarve mendojnë kështu për Trump.