Ballina Politika “Vuçiç qan në krahët e Ramës”, Qafoku zbërthen karikaturën: Është në favor...

“Vuçiç qan në krahët e Ramës”, Qafoku zbërthen karikaturën: Është në favor të Shqipërisë dhe një goditje shumë e madhe për Serbinë

44
0

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë, ku dhe do të zhvillojë disa takime. Vizita e tij në vendin tonë është kryefjalë e mediave shqiptare, rajonale por lajm është bërë dhe në mediat ndërkombëtare.

Sakaq së fundmi në Serbi qarkullon një lajm për karikaturën ku presidenti serb Aleksandër Vuçiç shihet duke qarë në krahët e kreut të qeverisë Edi Rama.

Këtë e ka komentuar pedagogu Roland Qafoku, i cili është shprehur se kjo karikaturë është në favor të Shqipërisë ndërsa shtoi se vizita e Antony Blinken në Tiranë është një goditje e madhe për Serbinë.
“Vuçiç po qan në krahë të Ramës se i vjen Blinken në Tiranë, dhe unë rri me Putin. Vuçiç mban në bluzë figurën e Putin. Është një lajm që është komentuar shumë në Serbi.

Nuk mund të jesh dhe me Putin dhe me Blinke. Kjo karikaturë është në favor të Shqipërisë dhe është një goditje shumë e madhe për Serbinë, vizita e Antony Blinken në Tiranë” -tha ai ne Euronews Albania.